LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 21° fair_night

Begaj e Totaj theksojnë frymëzimin që sjell trashëgimia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Begaj e Totaj theksojnë frymëzimin që sjell trashëgimia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj të martën ka pritur presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 147-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Me këtë rast Begaj dhe Totaj kanë vënë në pah rëndësinë e kësaj ngjarjeje historike për popullin shqiptar.

Sipas presidentit Begaj përkujtimi i kësaj ngjarjeje të rëndësishme historike duhet të shërbej për kultivimin e frymës së atdhedashurisë tek brezat e rinj. Ai ka theksuar se atdhedashurinë duhet shprehur jo vetëm më fjalë, jo vetëm duke vendosur buqeta lulesh në vende historike, por edhe me vepra, duke punuar më shumë, më fortë, që amanetin i të parëve të ecë përpara.


“Jam shumë i lumtur që Shqipëria dhe Kosova, tashmë dy shtete të një kombi, ecin krah për krah në rrugëtimin e integrimit evropian dhe jam shpresë plotë që duke punuar së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat e rinj”, ka thënë Begaj, gjatë diskutimit me kryetarin e Prizrenit, raporton Telegrafi.

Ky i fundit ka theksuar se kjo trashëgimi duhet të përcillet nga gjenerata në gjeneratë.

“Uroj që trashëgimia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të përcillet gjeneratë pas gjenerate dhe jo vetëm të mbetet një përkujtim, por të shndërrohet në burim frymëzimi për gjeneratat e reja dhe të përcillet tek brezat e rinj”, ka thënë Totaj.

Begaj dhe Totaj pas këtij takimi të shkurtër do të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare për shënimin e 147-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës

Lajme
Pse Hulk Hogan ka 'trupin e një 140-vjeçari'? Mediat ndërkombëtare zbulojnë të vërtetën e thashethemeve për 'shtratin e vdekjes'

Pse Hulk Hogan ka 'trupin e një 140-vjeçari'? Mediat ndërkombëtare zbulojnë të vërtetën e thashethemeve për 'shtratin e vdekjes'

Sportet Luftarake
Si ndikuan sulmet e Izraelit në programin bërthamor të Iranit?

Si ndikuan sulmet e Izraelit në programin bërthamor të Iranit?

Azia
Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV e para, pasohet nga PDK

Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV e para, pasohet nga PDK

Politikë
Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit

Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit

Botë
Lufta Iran-Izrael: Shtatë ditë nga fillimi i sulmeve, tensionet vazhdojnë

Lufta Iran-Izrael: Shtatë ditë nga fillimi i sulmeve, tensionet vazhdojnë

Kalo në kategori