Policia ndalon kamionin në Landovicë, 300 euro gjobë për ngarkesën e pasiguruar

Një kompani është gjobitur me 300 euro në Prizren, pasi kamioni i saj, që transportonte blloka ndërtimi, ishte ndaluar duke lëvizur me ngarkesën e pasiguruar.
Rasti ka ndodhur sot, më 3 shtator, gjatë një patrullimi të rregullt të zyrtarëve të Stacionit Policor Prizren-Veri, në magjistralen Prizren–Gjakovë, në zonën e Landovicës.
Gjatë kontrollit të kamionit, policia ka konstatuar se drejtuesi nuk e kishte siguruar ngarkesën, duke paraqitur rrezik për sigurinë në komunikacion.
Për këtë shkelje, gjoba prej 300 eurosh i është shqiptuar personit juridik, përkatësisht kompanisë pronare të kamionit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë në komunikacion, përmes kontrolleve dhe veprimeve për parandalimin e shkeljeve që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve. /Telegrafi/







































