LAJMI I FUNDIT:

Befason imami shqiptar: Absurde që gratë myslimane mbajnë burka!

Befason imami shqiptar: Absurde që gratë myslimane mbajnë burka!

Votimi më i ri i Parlamentit të Zvicrës me shumicë kundër bartjes së burkas (mbulesë e plotë e grave myslimane) në ambientet publike, ka ngjallur komentime nga më të ndryshmet.

Shumica e njerëzve, edhe ndër myslimanët, nuk kanë gjë kundër kësaj ndalese.

Një qëndrim të tillë e ka shprehur së fundi edhe kryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës, imami i njohur nga Berna, Mustafë Mehmeti.

Ai në një deklaratë të dhënë gazetës “Aargauer Zeitung” thotë se “mbulimi i plotë i gruas nuk është ndonjë detyrim në islam.

Për këtë arsye ai nuk është i nevojshëm, transmeton albinfo.ch gazetën zvicerane.

Rrjedhimisht, sipas imamit shqiptar ndalimi me ligj i kësaj mbulese nuk përbën ndonjë akt armiqësor ndaj islamit.

“Është absurde të bartësh burka. Bartja e saj nuk ka arsyetim teologjik dhe nuk bën pjesë ndër obligimet islamike”, thotë Mehmeti.

Prandaj, shton ai, ndalesa më e re nuk është shenjë kundër myslimanëve por, ndoshta, kundër atyre ultrakonservativë.

Ndërsa ai ka thënë se problematike do të ishte një ndalesë e mbulesës së kokës, shamisë.

Qëndrim të ngjashëm kanë edhe myslimanet liberale.

Kështu, kryetarja e Forumit për Islamin Pëparimtar, Saida Keller-Messahli, përshëndet këtë ndalesë, pasi që ajo është një shenjë kundër “akteve neveritëse të islamit politik”.

“Thjesht, te burka, nuk bëhet fjalë për më shumë se një copë të thjeshtë veshjeje”, përcjell albinfo.ch.

“Aty bëhet fjalë për mizogjeninë e salafistëve”, citohet ajo nga gazeta. Mesahli thotë se ajo vetë e ka përfaqësuar një qëndrim të tillë edhe para se SVP ta bënte iniciativën.

Në trend Botë

Më shumë
Historia e Brigadës ukrainase që i kaloi tri net për t’ia marr tankun modern ushtarëve rusë

Historia e Brigadës ukrainase që i kaloi tri net për t’ia marr tankun modern ushtarëve rusë

Evropa
Ukrainasit publikojnë pamjet e sulmit: Kemi shkatërruar luftanijen ruse në Krime

Ukrainasit publikojnë pamjet e sulmit: Kemi shkatërruar luftanijen ruse në Krime

Evropa
“Mishtoret mashtrojnë kështu”, kasapi argjentinasi tregon se si manipulohet në peshore

“Mishtoret mashtrojnë kështu”, kasapi argjentinasi tregon se si manipulohet në peshore

Amerika Latine
OKB-ja paralajmëroi pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: Le të parandalojmë

OKB-ja paralajmëroi pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: Le të parandalojmë "ferrin e klimës"

Botë
Parashutistët britanikë detyrohen t'u tregojnë pasaportat zyrtarëve francezë në zbarkimin në Normandi, pas kërcimit historik të Ditës D

Parashutistët britanikë detyrohen t'u tregojnë pasaportat zyrtarëve francezë në zbarkimin në Normandi, pas kërcimit historik të Ditës D

Evropa
Gjermania po përgatit skenarë në rast lufte, si do t’i mbronte ky shtet evropian 85 milionë banorë?

Gjermania po përgatit skenarë në rast lufte, si do t’i mbronte ky shtet evropian 85 milionë banorë?

Evropa
Kalo në kategori