LAJMI I FUNDIT:

Befason Guardiola: Jam afër pensionimit

Befason Guardiola: Jam afër pensionimit

Ka përdorur pak fjalë, por ka dhënë një lajm të befasishëm. Pas më pak se gjashtë muaj të kaluar në drejtim të Manchester City, Pep Guardiola ka zbuluar në një intervistë për NBC se nuk do të vazhdojë karrierën e tij si trajner edhe për shumë kohë.

“Do të jem në Mançester për tre sezonet e ardhshme ose ndoshta më shumë, por po i afrohem fundit të karrierës si trajner, jam i sigurt”.


“Nuk do të vazhdoj ta bëj këtë profesion deri në moshën 60 ose 65 vjeç. Ajo që ndiej është se faza që çon drejt lamtumirës sime, ka filluar tashmë”.

Guardiola zbulon formacionin e ëndrrave me lojtarët që ka udhëhequr, mbesin jashtë shumë yje të mëdha (Foto)
Lexo po ashtu Guardiola zbulon formacionin e ëndrrave me lojtarët që ka udhëhequr, mbesin jashtë shumë yje të mëdha (Foto)

Një rrugëtim, ai i katalanasit, që ka filluar pas një viti të kaluar në drejtim të ekipit të dytë të Barcelona-s, në 2008-ën, kur ka marrë vendin e Rijkaard në drejtim të ekipit të parë të skuadrës “blaugrana”.

Më pas ka ardhur transferimi te Bayern Munich, pasi ka qëndruar një vit pushim, para kalimit, verën e kaluar, në Ligën Premier si trajneri i Manchester City.

Nga 40 deri në 45 mijë funte, këto janë çmimet e orëve të të gjithë trajnerëve të Ligës Premier (Foto)
Lexo po ashtu Nga 40 deri në 45 mijë funte, këto janë çmimet e orëve të të gjithë trajnerëve të Ligës Premier (Foto)

Një karrierë e shkurtër, por e shkëlqyer ajo e Guardiolas, i cili ka fituar shumë trofe si trajner: 2 Liga të Kampionëve, 3 Botërore për Klube dhe 5 kampionate në Spanjë dhe Gjermani.