Reperi i njohur kosovar Ledri Vula ka festuar sot (e hënë) ditëlindjen e tij të 31-të.

Befasitë e rezervuara sot për të ishin të shumta, gjersa një nga më të mirat duket se e priste poshtë ambientit tek banesa e tij, në Prishtinë.


Fansat ishin ata që ishin kujdesur për Ledrin, që në muret e banesës të kishte fotografi dhe hamerë të ndryshme me mbishkrimin: "Urime ditëlindja".

Ata gjithashtu kishin përgatitur një tortë, dhe tullumbace në formën e numrit 31.

Me shaka më pas Ledri ua ka ndërruar vendet numrave, duke thënë edhe se ndihet sikur të jetë 13 vjeç. /Telegrafi/

ledri1 1

ledri2 1

ledri3