eksperti-banner

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, pa dyshim se konsiderohet një prej femrave më seksi në skenë.

Ajo njihet për linjat trupore dhe bukurinë që rrezaton.


bebe 1

Por, Bebe gjithnjë tenton që të rrëmbejë vëmendjen me lëvizje të caktuara të saj dhe këtë e bëri sërish duke tentuar të imitojë Kim Kardashianin dhe pozën e saj epike të mbajtjes së një gote shampanjë në prapanicë.

Bebe shihet duke mbajtur një birrë mbi të pasme derisa i bie krejtësisht duke dështuar ta mbajë atë [për një kohë të caktuar.

"Faleminderit Meksikë - tentova të rikrijoj gjënë e Kim Kardashian. As afër saj nuk jam. Tentova më të mirën", u shpreh Bebe.

Këngëtarja ka qëndruar në Meksikë pas një seri koncertesh në vende të ndryshme përfshirë edhe Dubain.

kim 3

Poza e famshme e Kim Kardashian për Paper atë kohë shkaktoi një furi reagimesh në rrjetet sociale. /Telegrafi/