LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha publikon video duke bërë lëvizje atraktive nën ritmet e këngës së saj, teksa përfundon duke rënë pishinë

Bebe Rexha publikon video duke bërë lëvizje atraktive nën ritmet e këngës së saj, teksa përfundon duke rënë pishinë
Foto: Bebe Rexha/TikTok

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është duke shijuar suksesin e albumit të saj më të fundit, “Better Mistakes” dhe bashkëpunimit me DJ Topic, “Chain my heart”.

Kjo e fundit është pritur shumë mirë nga publiku dhe fansat, të cilët vazhdimisht po realizojnë video të ndryshme në rrjetet sociale, duke vallëzuar nën ritmet e saj.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe vet shqiptarja, duke publikuar një video në TikTok, teksa shihet duke kërcyer nën ritmet e “Chain my heart”.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Teksa bën gjeste dhe lëvizje të ndryshme provokuese, Rexha i buzëqesh kamerës, teksa thotë se vetëm pak pasi realizoi videon, ajo përfundoi në pishinën e shtëpisë së saj.

“Besoni ose jo, unë rash në pishinën time të dreqit pasi e xhirova këtë (qesh me të madhe)”, shkroi 31-vjeçarja në mbishkrimin e videos.

@beberexha

Believe it or not I fell in the fucking pool right after I filmed this Lolol

♬ Chain My Heart – Topic & Bebe Rexha

Bebe Rexha përndryshe rrëfeu muajin e kaluar në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, dëshirën e madhe që në një të ardhme të afërt ta vizitojë Kosovën për herë të parë.

Bebe Rexha intervistë ekskluzive për Telegrafin: Dua të vij në Kosovë, ka qenë një ëndërr e imja gjithmonë ta vizitoj atë vend
Lexo po ashtu Bebe Rexha intervistë ekskluzive për Telegrafin: Dua të vij në Kosovë, ka qenë një ëndërr e imja gjithmonë ta vizitoj atë vend

“Unë thjesht, me të vërtetë nuk mund të pres deri sa të vijë ai moment. Është si një ëndërr dëshira për të ardhur në Kosovë, ndoshta do të vij këtë vit, ose ndoshta në vitin e ardhshëm, unë me të vërtetë dua të shkoj atje. Ndoshta do të vij edhe më herët nga sa e mendoni, do të më pëlqente, ka qenë një ëndërr e imja prej kohësh ta vizitoj Kosovën”, ka thënë Bebe Rexha për Telegrafin.

Aktualisht, këngëtarja me origjinë shqiptare ndodhet në shtëpinë e saj në Los Angeles, duke punuar në projekte të reja. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori