eksperti-banner

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ndau me ndjekësit e saj në Instagram dhe Twitter disa fotografi të reja, ku dukej mjaft atraktive në studio.


Ajo kishte veshur një këmishë të kuqe me katrorë të zinj, ndërsa është dukur mjaft tërheqëse me pamjen e saj prej biondeje.

267427738 211471104492682 1388533985477160948 n

Tutje, Rexha ka publikuar edhe një status, dedikuar njerëzve që vazhdimisht bëjnë ankesa, por nuk janë në gjendje të japin një përgjigje adekuate kur pyetën për mungesat e tyre.

“Njerëzve u pëlqen të ankohen, por më pas nuk dinë si t'ju japin një përgjigje më të mirë kur ju kërkoni një të tillë”, ka shkruar këngëtarja në Twitter.

Bebe Rexha përndryshe këto ditë është kthyer në New York te familja e saj, ku mesa duket do t’i kalojë festat e fundvitit me ta.

267311176 1306210863133900 3481561166729171047 n

Ajo po vazhdon të shijojë suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me David Guettën, “Family”, dhe të albumit “Better Mistakes” që e nxori në shitje këtë vit. /Telegrafi/

267294604 877328922942132 3996795640602859085 n