Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, pritet që shumë shpejt të publikojë këngën e saj më të re për fansat.

“Sabotage” mban titullin kënga e saj e re, e cila do të publikohet së shpejti edhe me klip.


Këngëtarja shqiptare ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe nga prapaskenat e xhirimeve, ku është dukur mjaft atraktive.

IMG 1091

Ajo ka marrë vëmendjen me makijazhin shumëngjyrësh, i cili e ka bërë të duket atë edhe më tërheqëse.

IMG 1092

Bebe Rexha nuk ka dhënë një datë të saktë për këngën e saj, teksa ka premtuar se brenda vitit do të publikojë edhe albumin.

Albumi ishte planifikuar të publikohej vitin e kaluar, mirëpo për shkak të pandemisë, ai u detyrua të shtyhet për këtë vit. /Telegrafi/

IMG 1093 Foto: Bebe Rexha/InstaStory

IMG 1090 Foto: Bebe Rexha/InstaStory