LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha i falënderon “heronjtë e vërtetë”

Bebe Rexha i falënderon “heronjtë e vërtetë”
Bebe Rexha (Foto: Getty Images/Guliver)

Derisa po qëndrojnë në shtëpitë e tyre për të shmangur infeksionin eventual me coronavirus, yjet e famshme i shfrytëzojnë rrjetet sociale për të komunikuar me fansat e tyre.

Shumë prej tyre i kanë këshilluar ndjekësit që të kenë kujdes të shtuar, në mënyrë që të shmangin çfarëdo kontakti me personat e sëmurë.


Në ndërkohë, shqiptarja e famshme, Bebe Rexha, i ka falënderuar të gjithë punonjësit shëndetësore për punën e palodhshme që bëjnë duke i quajtur heronj.

“Gjatë kësaj periudhe të vështirë, dua t’i falënderoj heronjtë e vërtetë”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e disa fotografive të shpërndara në Instagram.

“Faleminderit stafit të sigurimit në spitale, ekipeve të pastrimit, infermierëve dhe mjekëve, të cilët aktualisht po punojnë palodhur në të gjithë botën. Zoti ju bekoftë”, ka shkruar Bebe më tej. /Telegrafi/