LAJMI I FUNDIT:

BDI: takimi i liderëve do të mbahet kur të ketë diçka konkrete në tavolinë

BDI: takimi i liderëve do të mbahet kur të ketë diçka konkrete në tavolinë

Takimi i liderëve, BDI: do të mbahet kur të ketë diçka konkrete

Me gjithë fillimin e takimeve në KSHZ, partitë nuk kanë ende ide se kur do të rifillojnë takimet e grupeve të punës që do ti paraprinin një takimi të mundshëm të liderëve.


Siç ka publikuar TVM2, nga BDI vlerësojnë se takimet e liderëve do të rifillojnë atëherë kur të ketë diçka thelbësore në tryezë.

Duke e komentuar kërkesën e LSDM për zgjedhje në vjeshtë, zëdhënësi i BDI, Bujar Osmani, ka thënë se zgjedhje do të ketë atëherë kur të plotësohen të gjitha kushtet për zgjedhje demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

“Takim do të ketë atëherë kur në tavolinë do të ketë diçka thelbësore për t’u diskutuar. Mendojmë se takimet për sy e faqe janë të panevojshme, por duhet të ketë diçka konkrete nga grupet punuese, që të mund liderët të vendosin më tutje. Ajo çfarë është me rëndësi është se BDI ka refuzuar të bisedojë për datën e zgjedhjeve, derisa partitë politike nuk arrijnë marrëveshje për listën zgjedhore dhe reformat në media. Mendojmë se nuk duhet të tallemi me qytetarët dhe zgjedhjet”,- ka deklaruar zëdhënësi i BDI, Bujar Osmani./Telegrafi/