eksperti-banner

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim iniciativën e OBRM-PDUKM-së për rezolutë ndaj Bullgarisë e shohin si tentim për të fituar pikë politike në prag të zgjedhje lokale.

Bujar Osmani në një deklaratë për "Alsat" tha se deputetët e BDI-së nuk do ta mbështesin këtë rezolutë.


"Nuk është serioze që interesat shtetërore të vendosen në funksion të zgjedhjeve. Dëmton interesat shtetërore dhe të gjithë qytetarëve”, tha mes tjerash Osmani.