LAJMI I FUNDIT:

BDI: Besimi i qytetarëve na obligon që të punojmë edhe më shumë

BDI: Besimi i qytetarëve na obligon që të punojmë edhe më shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një komunikate ka theksuar se mbështetja e qytetarëve për këtë parti po konfirmohet çdo ditë e më tepër, përfshirë edhe në anketat e institucioneve relevante vendore e ndërkombëtare, siç janë edhe Instituti Republikan Amerikan (IRI) si dhe MCMS dhe Telma, të cili kanë publikuar rezultatet e anketave të fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Sipas këtyre anketave, në bllokun politik shqiptar, qytetarët e vlerësojnë BDI-në si partinë e parë dhe pa konkurrencë në të gjitha nivelet, thuhet në kumtesën e BDI. Falënderojmë të gjithë qytetarët për besimin e dhënë tash e shumë vite, që për ne paraqet konfirmim të punës së bërë dhe shtysë e fuqishme për të çuar përpara, me intensitet edhe më të madh, përcaktimet tona politike dhe programore. Besimi i qytetarëve na obligon që të punojmë edhe më shumë., thuhet më tej në kumtesë.


Besimi dhe mbështetja për Bashkimin Demokratik për Integrim është treguesi më i mirë se shqiptarët kë e konsiderojnë si përfaqësues autentik të interesave të tyre. Në këtë drejtim, ne e kemi thënë dhe po e përsërisim se asnjëherë me ne nuk do të zhgënjeheni. Përkundrazi, së bashku me ju do të dalim çdoherë fitimtar! Ne jemi të përkushtuar për bashkim, për bashkëveprim dhe për fitore të qytetarëve!”, kumtojnë nga BDI. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori