LAJMI I FUNDIT:

BBC: Historike, Trepça ’89 do të debutojë në kualifikueset e Championsit

BBC: Historike, Trepça ’89 do të debutojë në kualifikueset e Championsit

Për herë të parë, një skuadër kosovare do të jetë pjesë e elitës së futbollit evropian për klube, me Trepçën ’89 që do të ketë një vend nderi në Liga e Kampionëve, edhe pse në fazën parakualifikuese.

Skuadra nga Mitrovica mori edhe sigurinë matematikore si kampionia e re e Superligës së Kosovës, e për këtë arsye, rrjeti britanik BBC i kushtoi vëmendje në transmetimet e tij.

“Trepça ’89 do të bëhet muajin e ardhshëm klubi i parë kosovar që do të konkurrojë në Evropë, kur ata të luajnë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve”, shkruhet në median prestigjioze britanike, BBC. Skuadra, nga shteti më i ri shqipfolës i Ballkanit, do të impenjohet në kompeticionin kontinental më 27 ose 28 qershor.

Trepça ’89 është një prej katër klubeve nga Superliga e Kosovës, që ka arritur të kalojë “sitën” e vështirë të kritereve të licencimit nga UEFA. Kosova hyri në FIFA dhe UEFA në vitin 2016, por as kampionëve të Feronikelit, dhe as fituesve të Kupës, Prishtinës, nuk iu garantua pjesëmarrja në Evropë vitin e kaluar.

Tri prej ekipeve që mund të përballen me Trepça ’89 në Ligën e Kampionëve janë kampionët e Uellsit, The New Saints, ekipi Linfield nga Irlanda e Veriut, apo modestët e Vikingur, që fituan titullin në Ishujt Faroe. Kosovës pritet t’i shtohen dy klube edhe në Europa League, fituesi i Kupës së Kosovës dhe vendi i dytë në kampionat.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori