LAJMI I FUNDIT:

Bayerni rivalizon Man Cityn për Cancelon

Bayerni rivalizon Man Cityn për Cancelon
Joao Cancelo (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Manchester City ende nuk e ka ofruar çmimin e kërkuar nga Juventusit për Joao Cancelo, kështu që tani Bayern Munichu është i gatshëm të hyjë në garë.

Negociatat me Cityn po zvarriten, pasi që burime të shumëfishta të mediave raportojnë se po përpiqen të përfshijnë Danilon në marrëveshjen ose ta shesin për të mbledhur fondet për të paguar çmimin prej 60 milionëve të Cancelos.


Juventusi nuk e ka ndërmend të pranojë që Danilon të futet në marrëveshje dhe City po lufton për të gjetur ndonjë blerës potencial për brazilianin.

City arrin marrëveshje personale me Cancelon, por problemi qëndron te Juventusi
Lexo po ashtu City arrin marrëveshje personale me Cancelon, por problemi qëndron te Juventusi

Sipas mediumit Calciomercato.com dhe mediave tjera, tani Bayern Munchen është duke u përgatitur për të dërguar një ofertë për reprezentuesin e Portugalisë.

Manchester Unitedi kishte qenë gjithashtu i interesuar, por pagoi 50 milionë funte tek Crystal Palace për mbrojtësin e ri, Aaron Wan-Bissaka. /Telegrafi/