LAJMI I FUNDIT:

Bayerni përballë Freiburgut në çerekfinale të DFB Pokal – formacionet startuese

Bayerni përballë Freiburgut në çerekfinale të DFB Pokal – formacionet startuese

Freiburgu është kundërshtari i Bayern Munichut në çerekfinale të DFB Pokal që zhvillohet në Allianz Arena.

Bavarezët, të cilët e nisën mbarë nën drejtimin e Thomas Tuchel në Bundesliga, shpresojnë suksesin ta vazhdojnë edhe në Kupën e Gjermanisë.


Christian Streich është trajneri i ekipit mysafir, i cili do t’i vë taktikat e tij përballë strategut gjerman në këtë ndeshje të rëndësishme që vendos skuadrën që kualifikohet në gjysmëfinale të DFB Pokal.


Formacioni startues i Bayern Munichut: Sommer; Pavard, Upamecano, De Ligt, Cancelo; Kimmich, Goretzka; Sané, Müller, Coman; Choupo-Moting

Formacioni startues i Freiburgu: Flekken; Sildillia, Ginter, Günter, Gulde; Grifo, Eggestein, Höfler, Doan; Gregoritsch, Höler.


/Telegrafi/