Bayern Munich është njëra nga skuadrat më të pasura në botë.

E kësisoj gjiganti gjerman nuk dëshiron të jetë dominues vetëm në fushë por edhe jashtë saj.


Klubi i famshëm nga Bavaria ka arritur marrëveshje me kompaninë hoteliere 'Marriott', që do të ndërtojë disa dhoma gjumi në 'Allianz Arena'.

Drejtuesit e klubit kanë menduar për tifozët e tyre që duan të jenë të shtrirë në krevat dhe ta shijojnë një ndeshje të Bayernit.

Bayern Munichc

Kompania 'Marriott', do të fillojë punimin këtë verë ndërsa dhomat e gjumit pritet të jenë të gatshme në vitin 2019.

Kësisoj Bayerni bëhet klubi i parë që ndërmerr një hap të tillë të cilin në plan e kishte edhe Real Madridi.

Përpos tifozëve special që do të mund të rezervonin një dhomë të tillë, këto dhoma do të jenë edhe për familjarët e futbollistëve bavarez.

f3e29c605a81097cb065165ef57c17a0 Kështu pritet të duket një dhomë e hotelit në 'Allianz Arena'

Arritja e kësaj marrëveshje është pritur shumë mirë nga tifozët e Bayernit të cilët e kanë përshëndetur nismën e klubit nëpër rrjete sociale.

Mbetet të shihet se a do ta ndjekin shembullin e Bayernit edhe skuadrat tjera evropiane. /Telegrafi/

telegrafi sport app