LAJMI I FUNDIT:

Bayerni mjaftohet me barazim, Sevilla eliminohet përkundër luftës së fortë

Bayerni mjaftohet me barazim, Sevilla eliminohet përkundër luftës së fortë

Bayern Munichu është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve më vështirë se që ishte menduar pasi një barazim pa gola i ka mjaftuar gjermanëve për të eliminuar Sevillën me rezultat të përgjithshëm (2-1) pas dy ndeshjeve.

Ndeshja e parë në Spanjë që përfundoi me rezultat të ngushtë në favor të Bayernit garantoi se sfida kthyese do të ishte elektrizuese.


Të dy trajnerët vendosën të taktizojnë duke inkuadruar nga një sulmues ekstrem, ku spikatën Leëandoëski dhe Ben Yedder.

Allianz Arena ishte stërmbushur nga tifozët me fiks 70 mijë ulëse të zëna, që është edhe kapaciteti maksimal i këtij stadiumi.

Ekrani gjigant në stadiumin Allianz Arena, Foto: https://twitter.com/FCBayern

Bayerni dominoi fillimin e ndeshjes duke krijuar më shumë raste qysh në minutat e parë, ofensivë prej të cilës shpëtoi mirë Sevilla.

Sevilla pati një mundësi të artë me Escuderon, i cili shpërdoroi një mundësi të mrekullueshme pas 26 minutash lojë.

Me të filluar pjesa e dytë, Sevilla tentoi që me Banegan dhe Correan të gjejë golin, të dy këto mundësi që kaluan shumë pranë portës pas një ore lojë.

Foto: https://twitter.com/FCBayern

Deri në fund Montella bëri disa zëvëndësime, por të cilat nuk u treguan aq efikase dhe bëri që ndeshja të përfundonte pa gola.

Bayernit kështu i mjaftoi performanca nga ndeshja e parë duke u kualifikuar në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 2-1 pas dy ndeshjeve. Ndërkaq, Sevilla tregoi edhe një herë pedigre evropiane dhe eliminohet kokëlartë pas një lufte dinjitoze të shfaqur në dyja ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori