LAJMI I FUNDIT:

Bayerni fiton më vështirësi ndaj Werderit të Rashicës

Bayerni fiton më vështirësi ndaj Werderit të Rashicës
Foto: FC Bayern/Twitter

Bayern Munichu ka fituar me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Werder Bremenit në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Bundesliga.

Bavarezët kanë vazhduar serinë e fitore duke quar në tre numrin e tyre radhazi dhe duke vazhduar si lider të kampionatit.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, por pa arritur të konkretizojnë.

Rasti i vetëm që vlen të përmendet në këtë pjesë ishte ai i Serge Gnabryt (26′), goditja e të cilit u prit nga portieri mysafirë.

Në pjesën e dytë i takoi në tërësi Bayernit, të cilët rrezikuan shumë dhe pas mbetjes me dhjetë lojtarë të Werderit nga minuta e 58-të, vendasit arritën ta gjejnë edhe golin.

Pas disa rasteve të pa konkretizuara nga Robert Lewandowski (49′, 57′) dhe Thomas Muller (70′), në skenë doli Niklas Sule (75′), i cili shënoi për 1-0 dhe ky doli të jetë goli i fitores për Bavarezët.

Me këtë fitore, Bayerni ka 70 pikë në vendin e parë apo katër më shumë se Dortmundi në vendin e dytë, ndërsa Bremeni renditet i teti me 46 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Bavarezët udhëtojnë te Nurenbergu, ndërsa Werderi udhëton te Dusseldorfi.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica luajti deri në minutën e 73-të të kësaj ndeshje dhe u zëvendësua pastaj nga Yuya Osako. /Telegrafi/