Bayer Leverkusenit nuk i mjafton goli i bukur i Mehmedit, Bayern Munich fiton në ndeshjen hapëse (Video)


Bayern Munich ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Bayer Leverkusen në ndeshjen hapëse të Bundesligës me rezultat 3-1.
Bavarezët e nisën fuqishëm ndeshjen duke shënuar që në minuan e 9-të me Niclas Sulen.
Një top i harkuar në zonë nga goditja e dënimit erdhi me kokë të Sule që e la në gjumë Lenon.
Bayern nuk vonoi dhe e shënoi golin e dytë. Përsëri nga ndërprerja vjen një top në zonën e Leverkusen, që nuk largohet mirë dhe Vidal e harkon në shtyllën e dyt ku Tolisso shënon për 2-0.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa pjesa e dytë me të filluar u ndërpre.
Një shi i madh bëri që gjyqtari t’i dërgojë lojtarët në pushim për disa minuta.
Por me të ndalur shiu fillojë ndeshja, por golat nuk u ndalën.
Kampionët aktual shënuar nga pika e bardhë me Robert Lewandowskin në minutën e 59-të.
Golin e nderit për mysafirët e shënoi Admir Mehmedi në minutën e 65-të me një goditje të fuqishme në hyrje të zonës (3-1).
Ky gol nuk i këndelli aspirinat që të hapin ndeshjen. Bayern e nis me fitore mbrojtjen e titullit në Bundesliga. /Telegrafi/
https://twitter.com/DerGuardiola/status/898622415701286912





































