Bastisje në Kavadar, arrestohen dy persona për shit-blerje të heroinës
MPB informon se me datë 19.01.2023 në ora 16:00, zyrtarë policorë nga SPB Veles kanë privuar nga liria O.B (39) dhe A.M.(42), të dy nga Kavadari.
Ata janë arrestuar, pasi siç thotë MPB, A.M. pranë një shkolle në Kavadar, i ka shitur heroinë O.B.
"Më pas, me urdhër të Gjykatës Themelore të Kavadarit, është kryer bastisje në shtëpinë e A.M, me ç'rast është gjetur dhe konfiskuar heroina. Personat janë ndaluar në stacionin policor në Kavadar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës", thonë nga MPB Maqedoni.
Nga
Telegrafi
20/01/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































