Bashota i thotë ‘JO’ Merlakut

Futbollisti nga Klina, Altin Merlaku ka mbetur në udhëkryq. Edhe pse ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Prishtinë, megjithatë klubi klinas, Dukagjini, ku bëri emër Merlaku, nuk e ka ndërmend t’ia japë fletëlëshimin dhe në këtë drejtim duket shumë i vendosur.
Burime të gazetës ‘Sport Plus’, kanë mësuar se Merlaku e ka takuar të shtunën në mbrëmje kryetarin e Komunës së Klinës, Sokol Bashotën, i cili është edhe kryetar i klubit të Dukagjinit. Pas një bisede që është zhvilluar ndërmjet Bashotës dhe Merlakut, i pari i ka thënë futbollistit të talentuar se nuk do ta lëshon që të transferohet në Prishtinë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/12/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































