LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi, kampion i njëpasnjëshëm në Kupën e Kosovës

Bashkimi, kampion i njëpasnjëshëm në Kupën e Kosovës

Bashkimi ka arritur ta mbrojë Kupën e Kosovës duke fituar ndaj Prishtinës me rezultat 94:72 (23:22, 19:16, 27:15, 25:19).

Vajzat prishtinase e nisën më mirë çerekun e parë me seri 12:2, por në fund të çerekut të parë pas rikthimit të Bashkimit, në semafor shifrat ishin 23:22 në anën e Bashkimit. Periudha e dytë ishte më e barabartë për dy skuadrat, ku vajzat nga Prizreni shkuan në pushim me katër pikë diferencë, apo me rezultat 42:38.


Periudha e tretë e takimit ishte tërësisht në anën e skuadrës prizrenase, që thelluan epërsinë në 69:53. Në dhjete minutat e fundit nuk kishte dallim të madh dhe Bashkimi fitoi sërish Kupën me rezultat 94:72.

Medaljet për vendin e parë i kanë ndarë, Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme në Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe ish basketbollistja e njohur Resmije Juniku. Ndërsa medaljet e argjendta i kanë ndarë Leart Hoxha, anëtar i bordit të FBK-së dhe Adriatik Rraci, Menaxher i Përfaqësueseve të Kosovës.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës Arben Fetahu ka ndarë mirënjohje për gjyqtarët dhe vëzhguesin e ndeshjes, si dhe trofeun e MVP-së për Khadija Haywood.

Kupën kapitës Aulona Muhadri e dorëzoi Kryetari i Federatës së Basketbollit Arben Fetahu dhe Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori