Bashkimi, i fortë për Trepçën

Ndeshja në përgjithësi ishte e baraspeshuar, mirëpo çereku i dytë ishte më i mirë për mysafirët nga Prizreni, të cilët krijuan një epërsi prej 10 pikësh (29-39), dhe pastaj arritën ta ruajnë atë deri në fund të ndeshjes.
Me 18 pikë të shënuara, Kreshnik Juniku ishte më meritori për fitoren e skuadrës nga qyteti i Prizrenit. Ndërsa, te Trepça u dallua Samir Zekiqi me 15 pikë.
Me këtë fitore Bashkimi rrëmben pozitën e tretë në tabelë me 20 pikë, një më shumë se Trepça në pozitën e katërt.
Në ndeshjen tjetër të kësaj xhiroje, Besa e mposhti Kastriotin në shtëpi me rezultat 105-95. /Telegrafi/
ETC Superliga / Xhiro e 13-të:
Peja – Vëllaznimi 111-69
Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli 109-88
Trepça – Kosova e Re Bashkimi 68-72
KB Besa – Kastrioti 105-95



















































