LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi fiton për herë të tretë radhazi Kupën e Kosovës

Bashkimi fiton për herë të tretë radhazi Kupën e Kosovës

Bashkimi ka triumfuar sërish në Kupën e Kosovës për herë të tretë radhazi. Skuadra prizrenase në finale fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 56:75 (14:21, 12:12, 12:26, 18:15).

Prishtina e nisi ndeshjen më mirë me një seri prej 8:0, megjithatë prizrenaset u rikthyen shpejt në çerekun e parë, për të fituar këtë pjesë 14:21.


Periudha e dytë ishte më e baraspeshuar, por që u karakterizua me pak pikë të shënuara, duke përfunduar 12:12, kurse skuadrat shkuan në pushim me shifrat 26:33.

Kampionet e Kosovës ishin më të mira në periodën e tretë, për të thelluar edhe më shumë epërsinë, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 38:59.

Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim dhe Bashkimi për herë të tretë radhazi fitoi Kupën e Kosovës me rezultat 56:75.

MVP e finales është shpallur Arbnore Përquku, çmim të cilin ia ka ndarë Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu i ka dhuruar Kupën, kapitenes së Bashkimit, Aulona Muhadri./Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori