LAJMI I FUNDIT:

Bashkim Nurboja zgjidhet kryetar i Bordit të BQK-së

Bashkim Nurboja zgjidhet kryetar i Bordit të BQK-së

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), të premten ka zgjedhur për kryetar të saj, Bashkim Nurbojan.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë mbledhjes së mbajtur të premten Bordi u njoftua edhe me raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.


“Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 3 shkurt 2023, mori vendimim si në vijim: Bashkim Nurboja është zgjedhur kryetar i Bordit të Bankës Qendrore. Gjithashtu, Bordi u njoftua me Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv”, thuhet në njoftim.

Kush është Bashkim Nurbonja?

Nurboja është Profesor Universitar në fushën e ekonomisë, me doktoratë të përfunduar në Universitetin e Lubjanës – Fakulteti Ekonomik. Në punim të doktoratës ka trajtuar industrinë bankare.

Nurboja, Magjistraturën e ka përfunduar në Angli në Universitetin Staffordshire, si dhe studimet për Biznes i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës.

Bashkim Nurboja ka publikuar punime të ndryshme shkencore në revista shkencore në lidhje me industrinë bankare. Po ashtu, ka marr pjesë në konferenca të ndryshme ndërkombëtare me fokus për financa.

Nurboja është Profesor në Fakultetin e Biznesit në Universitetin “Haxhi Zeka”, si dhe ka qenë pjesë të projekteve të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Nurboja pason kryetarin e deritashëm Flamur Mrasorin, të cilit i ka përfunduar mandati.

BQK-ja i dërgon në Qeveri dhe Kuvend emrat për guvernator
Lexo po ashtu BQK-ja i dërgon në Qeveri dhe Kuvend emrat për guvernator

Ndryshe, ditë më parë Banka Qendrore e Kosovës i ka dërguar në Qeveri dhe Kuvend edhe emrat për përzgjedhjen e guvernatorit të ri.

Sipas BQK-së, pas përfundimit të veprimeve procedurale, në listën e kandidatëve janë Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Lulzim Ismajli e Shkëndije Himaj. /Telegrafi/