Banka Qendrore e Kosovës njofton se i ka dërguar në Qeveri dhe Kuvend emrat për përzgjedhjen e guvernatorit të ri.
Sipas BQK-së, pas përfundimit të veprimeve procedurale, në listën e kandidatëve janë Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Lulzim Ismajli e Shkëndije Himaj.
“Pas përfundimit të veprimeve procedurale, më 01.02.2023 është dërguar në Kuvendin e Kosovës dhe Qeveri listën e kandidatëve për pozitën e guvernatorit/es të Bankës Qendrore të Kosovës”, thuhet një njoftimin e BQK-së.
Ismaili prinë me 35.3 pikë nga 40 pikët maksimale, ndjekur nga Kryeziu me 34 pikë, ndërsa zëvendësguvernatori Ismaijli aktual ka marrë 33 pikë dhe Himaj që është vlerësuar me 26 pikë.
Sipas shpalljes që ishte bërë nga BQK-ja, emërimi do të jetë për një mandat pesë vjeçar duke filluar më 29 mars 2023 ose në datën e emërimit.
Në bazë të Ligjit për Bankën Qendrore të Kosovës, guvernatori si kryeshef ekzekutiv i këtij institucioni është pjesë e Bordit dhe kryesues i Bordit Ekzekutiv. Neni 38 i këtij Ligji përcakton edhe mënyrën e emërimit të shefit të saj.
Në pikën 1 të këtij neni thuhet se guvernatori dhe anëtarët joekzekutiv të Bordit të BQK-së emërohen për një mandat prej pesë vitesh, ndërsa pika dy e këtij neni thotë se kurdo që paraqitet boshllëk do të konstituohet një panel përzgjedhës që ka kompetenca për shqyrtimin e të gjithë kandidatëve i përbërë nga anëtarët e tjerë të Bordit të BQK-së dhe Guvernatori, ku asnjëri prej tyre nuk kërkon riemërim.
“Paneli do t’i përzgjedhë të gjithë aplikantët në bazë të kualifikimeve dhe performancave gjatë intervistimit dhe do të japë shpjegim me shkrim për një përzgjedhje te tillë. Lista me radhitjen e të gjithë aplikantëve që konsiderohen nga paneli se kanë përmbushur kriteret do të dërgohet në Kuvend të Republikës së Kosovës dhe Qeveri, e cila mund t’i japë një mendim Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kusht që ky mendim të dërgohet në Kuvend të Republikës së Kosovës brenda pesëmbëdhjetë ditëve”, thuhet në pikën dy të nenit 38.
Mirëpo, në fund kompetencat për përzgjedhjen e guvernatorit i takojnë Kuvendit të Kosovës.
“Nga ajo listë, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të përzgjedhë një individ për secilën pozitë në bordin e Bankës Qendrore që duhet të plotësohet. Pasi që Kuvendi i Republikës së Kosovës të ketë bërë përzgjedhjen e fundit do t’ia përcjellë presidentit këto propozime, i cili pastaj do të miratojë dhe do të emërojë një person për të plotësuar pozitën”, thuhet tutje në nenin 38 të Ligjit për BQK-në.
Aktualisht, BQK-ja udhëhiqet nga Mehmeti. Këtij të fundit i skadon mandati në mars të vitit të ardhshëm e që ishte emëruar më 2018. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rëndësia e dizajnit si karrierë: Frymëzim dhe këshilla nga dizajnerët e suksesshëm në vend

Kosova i bashkohet Aleancës së Energjisë Përtej Qymyrit

Erërat e forta, KEDS: Situatë e përkeqësuar në distriktet e Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Prizrenit – dëme në shtylla dhe në përçues elektrikë

EEEXPLORE Kosova – Eksploro, përfshiju, fuqizo

Problemi me 2 euro false, qytetarët dhe bizneset gjejnë metoda për identifikimin e tyre

Konkurset e hapura në Telegrafi Jobs - një platformë e dedikuar për të gjetur karrierën tuaj të ardhshme

Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Në dy vende, njerëzit shpenzojnë më shumë se sa fitojnë – ja sa para u mbesin në fund të muajit, evropianëve

Creative Hub të enjten në Prishtinë festoi hapjen e zyrës së tretë në SHBA

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Vrasja e Liridonës nga bashkëshorti i saj, Karamuço: Ajo u vra sepse ka ditur një sekret shumë të madh

“Vrasja e Liridonës është e zbardhur”, ish-prokurori Muçi: Këto janë dy motivet kryesore

Kalendari i plotë për Euro 2024: Datat dhe stadiumet e ndeshjeve

Zbardhja e vrasjes së Liridonës, eksperti: Policia vendosi kamera të fshehta në afërsi të vendit të krimit

Familja Ademaj kërkon t'u lejohet që nesër ta rivarrosin Liridonën

UEFA me lajm të hidhur për tifozët që duan të shkojnë në Gjermani për Euro 2024