LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit përkrah pastrimit të borës, sanon edhe gropat në rrugët e qytetit

Bashkia e Shkupit përkrah pastrimit të borës, sanon edhe gropat në rrugët e qytetit

Ekipet e shërbimeve dimërore të Bashkisë së Shkupit përkrah pastrimit të borës nga korositë dhe trotuaret në rrugët dhe bulevardet e qytetit, zbatojnë edhe aktivitete për sanimin e korosive të dëmtuara në disa lokacione, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bashkia e Shkupit njoftoi se ditëve të kaluara kanë punuar në sanimin e gropave në rrugë në bulevardin “Partizanski Odredi” dhe “Kristijan Todorovski Karposh” si dhe në rrugët “Vtora makedonska brigada” dhe “Indira Gandi”.


Përkrah sanimit të gropave në rrugë ekipet e NP “Rrugë” kanë kryer edhe kontrollë mbi semaforët dhe sinjalet tjera të komunikacionit./Telegrafi/