LAJMI I FUNDIT:

Bashkëshortja e gjyqtarit Oliver kërcënohet me vdekje

Bashkëshortja e gjyqtarit Oliver kërcënohet me vdekje

Gjyqtari anglez Michael Oliver është bërë ndër më të përfolurit në javën që po lëmë pas.

Penalltia e akorduar në të mirë të Real Madridit në sfidën çerekfinale ndaj Juventusit ka bërë që për të të ketë shumë akuza nga adhuruesit e futbollit.


Por tifozët kanë shkuar aq larg sa kanë kërcënuar me jetë edhe bashkëshorten e gjyqtarit anglez, Lucy Oliver.

Michael dhe Lucy Oliver

Televizioni britanik BBC ka publikuar lajmin se policia londineze ka nisur një hetim për kërcënimet e marra nga Lucy.

Bashkëshortja e gjyqtarit anglez ka mbyllur llogarinë e saj në Twitter, por tifozët i kanë publikuar numrin personal të telefonit.

Në telefonin e saj kanë ardhur qindra mesazhe kërcënuese dhe ajo është detyruar ta paraqes rastin në polici.

Çifti Oliver

Edhe Lucy Oliver ashtu si bashkëshorti i saj Michael ushtron profesionin e gjyqtares në Ligën Premier të femrave.

Ndeshja për të cilën familja Oliver është kërcnuar, ishte mes Real Madridit dhe Juventusit në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve, ku Juventus triumfoi me rezultat 1-3 por që Madrilenët kaluan tutje me rezultat të përgjithshëm 4-3. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori