LAJMI I FUNDIT:

Bashkëshortët slloven në ‘muajin e mjaltit përreth botës’: Vizituan 43 nga 198 shtetet e planifikuara, para dy javësh ishin në Kosovë – Prizreni iu la shumë mbresa (Foto)

Bashkëshortët slloven në ‘muajin e mjaltit përreth botës’: Vizituan 43 nga 198 shtetet e planifikuara, para dy javësh ishin në Kosovë – Prizreni iu la shumë mbresa (Foto)

Carmen dhe Matic janë bashkëshortët e rinj nga Sllovenia, që njihen prej se ishin trevjeçarë, që kur u bënë fqinjë.

Për vite me radhë ishin shokë të mirë, derisa shoqëria u shndërrua në dashuri dhe ata u fejuan, transmeton Telegrafi. Kaluan me sukses edhe procedurat e martesës, derisa nisën të planifikojnë muajin e mjaltit.


“Morëm hartën, e hapën Google Maps dhe nisëm të kërkonim se ku të shkonim, kishte vende aq të bukura” ka thënë Carmen.

Vizita në Rumani

Derisa ishin të fejuar, ata kishin vizituar shtete të ndryshme në Evropë, Azi dhe Shtetet e Bashkuara, andaj për muaj të mjaltit, zgjodhën që të bëjnë shëtitje në aq shtete sa të munden.

Të lumtur në Gabon

Punuan gjatë në tri turme, që të mbledhin para dhe kur arriti vera e vitit 2013, ata nisën udhëtimet. New Yorku ishte destinacioni parë, ndërsa do të përfundonin në Rio de Janeiro.

Cape Town ishte destinacioni i radhës

“Më 2014 u kthyem në shtëpi, por nuk ndjeheshim si në shtëpi dhe më nuk ishim vetja. Ndjenim sikur jemi pushues profesionist dhe duam të hulumtojmë edhe më tutje” kanë thënë bashkëshortët slloven.

Një puthje para piramidave të Egjiptit

Andaj ata hapën blogun e tyre për udhëtime dhe ushqime të shëndetshme, ku fotografitë mbresëlënëse iu kanë pëlqyer të gjithë. Ndihma e njerëzve vullnetmire, iu ka mundësuar që të planifikojnë vizitat në 198 shtete të ndryshme të botës, ndërsa deri më tani i kanë vizituar 43 prej tyre.

“Nga 29 deri më 30 dhjetor ishin në Prizren. Ishte një qytet shumë mbresëlënës, me një lumë të dashur që rrjedhtë në mes, derisa anash ishte rrethuar me male. Ishte vend ku kisha ortodokse takohet me xhaminë dhe krijohet një magji. “Ju urojmë paqe, Kosovë” shkruan në postimin e tyre, krahas disa fotografive nëpër qytetit e lashtë të Kosovës.

Në llogarinë e tyre në Instagram, ata shuhen shumë pak, ndërsa vënë në pah peizazhet më të bukura prej vendeve që i vizitojnë, teksa mbajnë në duar nga një glob të vogël.

“Disa besojnë në dashuri, të tjerë besojnë në udhëtime, ne besojmë në magjinë e të bashkuarit e të dyjave” është motoja e bashkëshortëve, që për një kohë të gjatë do vazhdojnë të jenë në muajin e mjaltit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori