LAJMI I FUNDIT:

Basha: Policia po fsheh një dëshmi të rëndë që lidhet me Tahirin

Basha: Policia po fsheh një dëshmi të rëndë që lidhet me Tahirin

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, deklaron se Policia e Elbasanit është duke mbajtur të fshehur një ngjarje të rëndë të ndodhur në këtë qytet më datë 1 nëntor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha, duke iu referuar “burimeve të sigurta”, shkruan se një shtetas është ndaluar nga një postbllok i policisë me dy dëshmi aftësie për drejtim automjeti në emër të Saimir Tahirit.


“Burime të sigurta informojnë se më datë 01/11/2017 është arrestuar nga Policia e Elbasanit shtetasi Orest Lefter Sota, sepse nuk i ka ndaluar postbllokut të policisë. Gjatë kontrollit, në automjet i janë gjetur dhe sekuestruar 800 mijë euro dhe dy dëshmi aftësie për drejtim automjeti në emër të Saimir Tahirit”, shkruan Basha.

Kreu i PD thotë se rasti nuk është bërë publik nga policia.

“Duke dënuar ashpërsisht fshehjen e kësaj ngjarjeje kriminale nga Haki Cako dhe Fatmir Xhafa me urdhër të Edi Ramës, i kërkoj prokurorisë të hetojë e të mos shmangë nga përgjegjësia autorët dhe urdhëruesit e këtij akti mafioz”, deklaron ai.