LAJMI I FUNDIT:

Basha: Lojtarët veteranë duhet t’i ndihmojnë dhe t’i motivojnë futbollistët e rinj në Kombëtare

Basha: Lojtarët veteranë duhet t’i ndihmojnë dhe t’i motivojnë futbollistët e rinj në Kombëtare
Migjen Basha (Foto: Ian MacNicol/Getty Images/Guliver)

Migjen Basha ishte një nga futbollistët e përzgjedhur për të dalë para gazetarëve, në konferencën për shtyp të ditës së dytë të grumbullimit të Kombëtares Shqiptare. Mesfushori foli për atmosferën shumë të mirë në ekip dhe konkurrencën pozitive, ndërsa pranoi se skuadra po punon për të marrë maksimumin nga dy ndeshjet e para.

“Për t’i rikthyer të gjithë (grupin e vitit 2016) është problem, pasi disa kanë lënë futbollin dhe disa kanë moshë të madhe, por kemi disa ndryshime interesante. Atmosfera është mjaft e mirë dhe po përgatitemi seriozisht, duke i dhënë seriozitetin maksimal ndeshjes së parë. Edhe në ‘Euro 2016’ shkuam pasi morëm një fitore në ndeshjen e parë në Portugali. Është e vështirë, pasi kemi një kundërshtar shumë të fortë, por do të luajmë për tri pikë”, citon SuperSport fjalët e mesfushorit nga Kosova.


“Ka qenë e vështirë veçanërisht në ndeshjet miqësore, pasi trajneri ka vendosur të thërrasë shumë emra të rinj, për të testuar lojtarët që mund t’i shërbejnë skuadrës. Në Ligën e Kombeve kemi fituar me fitore ndaj Izraelit, ndërsa kur luajtëm ndaj tyre në transfertë, humbëm në mënyrë tërësisht të pamerituar. Kemi peng ndeshjen në transfertë ndaj Skocisë, por këtu shkoi keq, pasi mbetëm me 10 futbollistë”, është shprehur ai.

Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Shqipërisë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Shqipërisë

Lidhur me gjasat e Shqipërisë për të përsëritur suksesin e ‘Euro 2016’, Basha ka thënë: “Shanset janë për të gjithë skuadrat, pasi futbolli ka ndryshuar dhe nuk ka shumë diferencë mes ekipeve. Nuk duhet të nënvlerësojmë as ndeshjen ndaj Andorrës, pasi nuk mund të fitojmë me lehtësi. Na duhet edhe pak fat, por duhet të bëjmë më mirë, sepse më keq nuk mund të bëjmë me rezultatet”.

Armando Sadiku dhe  Migjen Basha në ‘Euro 2016’ (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Konkurrenca në mesfushë është e madhe, pasi janë rikthyer shumë futbollistë, ndërsa ky është mendimi i 32-vjeçarit: “Konkurrenca është gjithmonë e mirë dhe pozitive për çdo skuadër. Abrashi luan në Bundesliga, ndërsa Kaçe prej vitesh në Greqi, pastaj jemi edhe ne pleqtë, unë e Memushaj, por konkurrenca është pozitive”.

“Unë dhe Memushaj kemi disa vite këtu dhe gjithmonë jemi sjellë në mënyrë korrekte, duke pranuar çdo vendim të trajnerit. Ne nuk presim të na sjellë kombëtarja klube si Reali apo Barca, por jemi vënë në dispozicion, që ta çojmë sa më lart emrin e saj”.

“Duhet t’i ndihmojmë (lojtarët e rinj), duke u sjellë shumë me pozitivitet që në grumbullimin e parë, por edhe në vijim, në stërvitje e ndeshje. Synimi është t’u mësojmë disiplinën dhe motivimin tonë kur luajmë për këto ngjyra, por edhe t’i inkurajojmë kur gabojnë”.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori