LAJMI I FUNDIT:

Basha: Koha e Ramës ka mbaruar

Basha: Koha e Ramës ka mbaruar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pasditen e sotme lidhur me fjalimin e kryeministrit Rama në Dibër.

“Do të mbahet mend se në Dibër, Rama mbajti fjalimin më të shkurtër të jetës së tij. Dhe kjo për një fakt të tjeshtë, s’kishte çfarë të thoshte. S’ka mbajtur asnjë premtim dhe këtë dibranët nuk ia harrojnë. S’ka bërë asnjë investim dhe këtë dibranët e shikojnë. Ua ka bërë jetën më të vështirë e të pasigurtë dhe këtë dibranët e ndjejnë në kurriz”, ka thënë Basha, raporton Top Channel.


Basha është shprehur se, 3 vjet e gjysmë më parë, kryeministri mbolli “rrenën e Rilindjes” në Dibër dhe sot ishte dita e korrjeve, që sipas tij ishte “braktisja totale” nga qytetarët.

“Braktisje nga Dibranët, braktisje nga të majtët, braktisje edhe nga socialistët e tradhëtuar dhe të shitur toptan nga ai tek bandat e krimit dhe të drogës që ka sjellë në Dibër. Rama nuk do të arrijë të bëjë asnjë kilometër rrugë siç nuk ka bërë as edhe një në 40 muaj”, ka thënë Basha.

Ai ka theksuar se për këtë ka disa arsye. “Së pari, sepse ai nuk ka prioritet qytetarët, zhvillimin e vendit. Paratë për vete e për miqtë janë e vetmja formë e qeverisjes së tij. Së dyti, sepse koha e Ramës ka mbaruar. Ka vjedhur, poshtëruar, varfëruar, sunduar shqiptarët e dibranët që ditën e parë dhe tani ka ardhur fundi. S’ka më kohë për Edi Ramën. S’ka më kohë për trafikantët. S’ka më kohë për hajdutët. S’ka më kohë për krimin”, ka thënë Basha.

Në vlerësimin e kreut të opozitës, “3 vjet e gjysmë vuajtje e skamje për një popull nuk janë lojë”. “Shqiptarët dhe dibranët do të dinë të rifitojnë këtë kohë të humbur. Do të kapin me ritmin e duhur rrugën e zhvillimit, të punës, të sigurisë, të dinjitetit njerëzor. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën”, ka shtuar Basha.

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori