LAJMI I FUNDIT:

Barzagli: Italia duhet të jetë e bashkuar

Barzagli: Italia duhet të jetë e bashkuar
SOLNA, SWEDEN - NOVEMBER 10: Andrea Barzagli of Italy thanks the supporters at the end of the FIFA 2018 World Cup Qualifier Play-Off: First Leg between Sweden and Italy at Friends Arena on November 10, 2017 in Solna, Sweden. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Andrea Barzagli i ka bërë thirrje tifozëve që të bashkohen për ndeshjen e play-offit ndaj Suedisë.

Takimi i parë u fitua nga suedezët me rezultat 1-0, por me një atmosferë të madhe në San Siro mbrojtësi italian beson të përmbysja.


Itali – Suedi, formacionet e mundshme
Lexo po ashtu Itali – Suedi, formacionet e mundshme

“Duhen vepra dhe jo fjalë në këtë momente. Na duhet një paraqitje e mirë për të përmbysur rezultatin, por ky është objektiv i të gjithëve. Duhet të jemi vigjilent dhe të tregojmë vendosmëri”.

“Është pjesë e sportit që njerëzit të diskutojnë taktikat dhe formacionet, por në fund vendos vetëm trajneri”.

“Duhet të gjithë ne të jemi në një faqe, të gjithë në Itali të bashkuar pasi në fund të ditës të gjithë dëshirojmë të shkojmë në Kupën e Botës në Rusi. Bashkimi është vendimtar”, ka thënë Barzagli për Rai Sport.

Golin e vetëm në ndeshjen e parë e shënoi Jakob Johansson. /Telegrafi/