LAJMI I FUNDIT:

Barinjtë në Maqedoni zëvendësohen me të Shqipërisë

Barinjtë në Maqedoni zëvendësohen me të Shqipërisë

Pronarët e dhenve ka vite që ballafaqohen me problemin e gjetjes së barinjve sepse askush nuk dëshiron të ruaj dele. Në mungesë të barinjve vendorë për ruajtjen e dhenve angazhohen me punë të përkohshme shtetas nga Shqipëria, ndërsa barinjtë vendorë në kërkim të pagave më të larta shkojnë në vendet perëndimore ku punojnë si punëtorë fizik, shkruan gazeta KOHA. Pronarët e dhenve thonë se mungesën e barinjve nuk mund ta zgjidhë as ndihma e shtetit që e subvencionon pagën bariut, por as rritja e pagës të cilën e marrin barinjtë, e cila sillet prej 300 deri 400 euro në muaj.

“Prej viti në vit përballemi me mungesë të njerëzve të cilët në mënyrë profesionale dhe me përkushtim do të kujdesen për kopetë. Qytetarët e Maqedonisë që janë më të rinj refuzojnë të punojnë, ndërsa i vogël është numri i peronave të moshës së mesme që pranojnë të bëhen barinj. “I vetmi shpëtim janë barinjtë nga Shqipëria, por ata mund t’i angazhojmë vetëm tre muaj, sepse vetëm aq mund të qëndrojnë në vend me pasaportën e tyre. Pas kësaj periudhe ata duhet të kthehen në Shqipëri, ndërsa ne kemi nevojë për 365 ditë në vit”, ka deklaruar Todor Mushev, kryetar i Këshillit kombëtar të kultivuesve të deleve.


Mushev thotë se deri te subvencionet për pagat e bariut është vështirë për t’u arritur dhe kërkon nga autoritetet të jenë më rigoroz në shpërndarjen e ndihmës sociale, sepse ka persona të cilët janë të aftë për punë, por për shkak se marrin ndihmë sociale nuk duan të punojnë si barinj. Nga Ministria e Bujqësisë thonë se janë të njoftuar me mungesën serioze të barinjve në Maqedoni dhe se janë duke punuar për zgjidhjen e këtij problemi

“Me programin për zhvillim rural tanimë disa vite me radhë subvencionohet paga e barinjve. Ky subvencion është futur pikërisht për të tejkaluar problemin me mungesën e barinjve dhe për të rritur pagën mujore e cila ju paguhet personave të cilët i mbajnë delet. Paratë shpërndahen sipas kriterit i pari vjen i pari shërbehet, ndërsa kusht është për një kope dhensh të ketë deri në 20 barinj. Ndihma e paraparë vjetore nga shteti është 300 mijë denarë në një bari”, deklaruan të hënën nga Ministria e Bujqësisë. Sipas statistikës së re, në Maqedoni ka rreth 9.500 ferma me dele, të cilat kanë fond total prej rreth 700.000 dele, kurse për çdo dele jepet subvencion prej 1.000 denarëve.

Sipas programit për zhvillim rural, shteti bën kompensimin e shpenzimeve për pagat e barinjve sipas parimit i pari vjen i pari shërbehet. Këto subvencione për kullotje tradicionale janë mbështetje e pafavorshme financiare. Shuma e mbështetjes për shpenzimet e barinjve është jo më shumë se 300.000 denarë për punonjës.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori