I zhgënjyer Keidi Bare për rezultatin që Shqipëria mori ndaj Francës, por jo për paraqitjen e kuqezinjve.

Mesfushori shtoi se kualitetet e Francës bënë diferencën në këtë sfidë. Bare megjithatë harroi shanset dhe mundësitë që gjelat patën për të shënuar golin e tretë me Oliver Giroud.

“Pësuam dy gola të evitueshëm dhe bie morali, por në të dytën mendoj se nuk na rrezikuan shumë”, ka thënë ai për SS.

“Kishim raste për të shënuar, por ky ishte rezultati dhe janë Franca ka shumë kualitet. Më i miri në fushë? Dua të them se ekipi i tyre të vinte në vështirësi sepse janë lojtarë klasi”.

“I gjithë ekipi na vuri në vështirësi. Të them të drejtën mendoja që për të inauguruar këtë stadium me një gol por nuk ia dola dhe shpresoj të shënoj në vijim”, ka shtuar Bare.