LAJMI I FUNDIT:

Bard i Google së shpejti mund të ndihmojë njerëzit për të koduar

Bard i Google së shpejti mund të ndihmojë njerëzit për të koduar

Google i Alphabet Inc tha të premten se do ta përditësojë Bard-in, chatbot-in e tij gjenerues të inteligjencës artificiale (AI), për të ndihmuar njerëzit të shkruajnë kode për të zhvilluar softuer, ndërsa gjiganti i teknologjisë po garon me të tjerët për teknologjinë e AI-s.

Muajin e kaluar, kompania filloi lansimin publik të programit Bard, për të fiturar terren në Microsoft, transmeton Telegrafi.


Lansimi i ChatGPT, një chatbot nga startupi i OpenAI i mbështetur nga Microsoft, vitin e kaluar shkaktoi një vrull në sektorin e teknologjisë për të vënë AI-n në duart e më shumë përdoruesve.

Bard do të jetë në gjendje të kodojë në 20 gjuhë programimi duke përfshirë Java-n, C++ dhe Python, dhe gjithashtu mund të ndihmojë në korrigjimin dhe shpjegimin e kodit për përdoruesit, tha Google të premten. /Telegrafi/