Kanë kaluar gjashtë vite kur Marc Bartra është larguar nga Barcelona, por rikthimi i tij në Camp Nou është shumë i mundur.

Mbrojtësi qendror u largua nga Camp Nou në vitin 2016 për t’iu bashkuar Dortmundit, derisa pas dy viteve në Signal Iduna Park nga viti 2018 është pjesë e Betisit.

Rikthimi në La Liga i ka ndihmuar atij jashtëzakonisht shumë, pasi Bartra tani është njëri nga më të mirët në kampionatin spanjoll.

Mediat spanjolle kanë raportuar se katalunasit janë duke shqyrtuar mundësinë e rikthimit të Bartras në radhët e veta, pasi Samuel Umtiti dhe Clement Lenglet tanimë janë me valixhe në duar për tu larguar.

30-vjeçari Bartra ka kontratë me Betisin deri në vitin 2023, derisa mund të largohet nga klubi andaluzian nëse paguhet shuma prej tetë milionë eurove.

Bartra është katalunas dhe ka dalë nga akademia e La Masias, derisa trajneri Xavi Hernandez e vlerësonë jashtëzakonisht shumë. /Telegrafi/