LAJMI I FUNDIT:

Barcelona kërkon mbrojtës, katër nga Serie A janë në listën e katalunasve

Barcelona kërkon mbrojtës, katër nga Serie A janë në listën e katalunasve
Barcelona (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Barcelona është duke kërkuar ta përforcojë repartin defensivë gjatë afatit kalimtar veror.

Kampioni në fuqi i Spanjës ka kthyer sytë ka kampionati italian Serie A duke kërkuar mbrojtës.

Në listën e katalunasve janë katër mbrojtës që aktualisht luajnë në kampionatin italian, tre të Juventusit dhe një tjetër i Interit.


Vlera e katër mbrojtësve dallon shumë, pasi Milan Skriniar dhe Matthijs De Ligt janë më të shtrenjtit që vlerësohen rreth 70 milionë.

Për të arritur te njëri nga ta, Barcelona duhet të sakrifikojë mesfushorin brazilian Arthur, i cili pëlqehet nga dy skuadrat italiane Juventus dhe Inter.

Emri tjetër në listën e Barcelonës është mbrojtësi anësor i Juventusit, Mattia De Sciglio, ndërsa vlera e tij nuk është më e madhe se 12 milionë euro.

Sipas Mundo Deportivos në listën e kataluansve ndodhet edhe Daniele Rugani, edhe pse mbetet i fundit në listë nga katër emrat sa po i monitorojnë Barcelona.

Gjithsesi objektivi kryesor i Barcelonës është të arrihet njëri nga De Ligt – Skriniar, pasi në atë mënyrë do të forcohej dukshëm reparti defensivë.

Përveç Arthur Melos, për të arritur tek njëri apo dy mbrojtësit e kërkuar, Barcelona është gati të sakrifikojë edhe dy mbrojtësit e tyre Samuel Umtiti dhe Nelson Semedo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Ndërkombëtare
Kalo në kategori