LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ka gati 112 milionë euro për Lautaron

Barcelona ka gati 112 milionë euro për Lautaron
Lautaro Martinez - Lionel Messi (Foto: Bruna Prado/Getty Images/Guliver)

Barcelona është duke përgatitur një ofertë prej 112 milionë eurosh për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, pas shkëlqimit të tij në Copa America.

Sulmuesi i Interit mbush 22 vjet në gusht dhe ka qenë një sensacion për La Seleccion këtë verë, duke shënuar radhazi në ndeshjet e kombëtarëes dhe duke fituar lavdërime nga media.


Ai është golashënuesi më i mirë në epokën e trajnerit Lionel Scaloni dhe ka pesë gola në vetëm nëntë paraqitje për vendin e tij duke luajtur së bashku me Leo Messin.

Argjentina pa problem ndaj Venezuelës, Messi me shok në gjysmëfinale përballë Brazilit
Lexo po ashtu Argjentina pa problem ndaj Venezuelës, Messi me shok në gjysmëfinale përballë Brazilit

Sipas mediumit Radio La Red, Barcelona ka vendosur që Lautaro të jetë një objektiv shumë më i mirë se bashkëlojtari i tij, Mauro Icardi, dhe po përgatisin një ofertë me vlerë 112 milionë euro.

Lautaro dhe Messi po kanë një partneritet të frytshëm në sulm (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Ky është një hap i mrekullueshëm duke pasur parasysh se Nerazzurrët kanë paguar vetëm 14 milionë euro plus bonuse një vit më parë.

Ish-skuadra e tij, Racing, do të ketë 10 për qind të transferimit të ardhshëm, ndërsa besohet se Lautaro ka një klauzolë lirimi me vlerë 112 milion euro në kontratën e tij.

Festa e një goli nga Lautaro (Foto: Bruna Prado/Getty Images/Guliver)

‘El Toro’ nuk kishte debutim i keq në Serie A pasi shënoi nëntë gola dhe siguroi dy asistime në 35 ndeshje konkurruese për Interin.

Shitja do t’i lejojë Nerazzurrët të sjellin Romelu Lukakun nga Manchester Unitedi dhe veteranin e Romës, Edin Dzeko, të cilët janë kërkesa specifike nga trajneri i ri Antonio Conte. /Telegrafi/