LAJMI I FUNDIT:

Barcelona arrin marrëveshje me mbrojtësin francez (Video)

Barcelona arrin marrëveshje me mbrojtësin francez (Video)

Barcelona kanë rënë dakord për një marrëveshje në parim me mbrojtësin e Lyonit, Samuel Umtiti.

Sipas Mundo Deportivo, burime të afërta me klubin francez pretendojnë se një marrëveshje me Barcelonën është arritur.


Megjithatë, pritet të arrihet marrëveshje edhe për kushtet personale me mbrojtësin dhe kontrollet mjekësore për t’u plotësuar.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Marrëdhënia e mirë në mes të presidentëve Josep Maria Bartomeu dhe Jean-Michel Aulas ka ndihmuar negociatat, pasi thuhet se shefi i klubit katalunas është një folës i rrjedhshëm i frëngjishtes.

Umtiti pritet të nënshkruajë një marrëveshje pesë-vjeçare me skuadrën nga Camp Nou pas përfundit të Euro 2016. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=KnAQwVnWVzs