LAJMI I FUNDIT:

Barca me strategji të qartë për transferimin e Haaland

Barca me strategji të qartë për transferimin e Haaland
(Foto: Instagram/erling.haaland/jlaportaoficial)

Joan Laporta është duke punuar me një plan shumë të qartë para afatit të ardhëm kalimtar, pasi dëshiron të nënshkruajë me Erling Haaland.

Presidenti i Barcelonës planifikon ta bëjë sulmuesin e Borussia Dortmundit njeriun kryesor të sulmit në Camp Nou dhe në të njëjtën kohë t’ia prishtë planet Real Madridit për norvegjezin.


Konkurrenca për nënshkrimin e 21-vjeçarit do të jetë shumë e madhe, pasi që krahas gjigantëve spanjollë, në lojë është edhe Manchester City.

(Foto: Instagram/erling.haaland)

Laporta përpiqet që strategjinë e tij ta çojë përpara duke ndërtuar raporte të mira me Mino Raiolan. Disa ditë më parë, ai ishte takuar me agjentin në Monako, ndërsa L’Esportiu ka raportuar për zhvillimin e bisedimeve mes tyre, ndërkohë që Xavi e ka takuar sulmuesin në Munih gjatë javës së kaluar.

Man City mban bisedime me Raiolan për nënshkrimin e Haalandin
Lexo po ashtu Man City mban bisedime me Raiolan për nënshkrimin e Haalandin

Në anën tjetër, plani i Florentino Perezit për t’i bërë bashkë Kylian Mbappe dhe Haaland në Estadio Santiago Bernabeu gjatë sezonit të ardhshëm, është një ankth absolut për Barcelonën dhe presidentin e tyre.

Laporta është i hapur që të bisedojë me fondin CVC dhe arritja e një marrëveshje do t’ia lejonte klubit që ta mbulonte financiarisht transferimin e norvegjezit. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Borussia Dortmund (@bvb09)