Mesfushori spanjoll nuk luajti në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Cartagenas, ndërsa ishte në bankën rezervë në përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Celticut.

“Iniesta ishte në bankën rezervë ndaj Celticut, sepse po kthehet nga lëndimi dhe ne nuk deshëm që të rrezikonim pa nevojë”.


“Do ta kisha angazhuar nëse do të na nevojitej rezultat i mirë, por nuk ishte ndeshje e tillë”.

“Ai tashmë po ndihet mirë, është stërvitur mirë dhe po e arrin kondicionin maksimal”, ka thënë Martino në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/

telegrafi sport app