Vetëm Blaugranët luajtën në pjesën e parë duke mos ndier kurrfarë rreziku nga kundërshtari dhe në këtë gjysmëpjesë u shënuan dy gola.

Messi dërgoi një top në zonë, Neymar goditi me të parën dhe paksa me fat arriti të realizojë (17’).


Goli i dytë mban firmën e Lionel Messit (38’). Në paraqitjen e tij të 300-të në La Liga, argjentinasi pranoi një top nga Bartra, depërtoi dhe shënoi (38’).

Në fraksionin e dytë, Busquets dërgoi një top të shkëlqyer në zonë, Pedro e ktheu shpejt drejt Leo Messit dhe 27-vjeçari e dërgoi në rrjet (59’).

Në vazhdim, Neymar nxori një penalti duke i mundësuar Messit që ta kompletonte het-trikun (66’).

Jo shumë minuta pasi hyri në lojë (67’, në vend të Neymar), Luis Suarez priti një harkim nga Adriano dhe në mënyrë akrobatike realizoi (73’).

Barcelona mbetet një pikë prapa liderit Real Madrid. /Telegrafi/

telegrafi sport app