LAJMI I FUNDIT:

Barça dhe Reali planifikojnë të nënshkruajnë para-kontratë me Matan

Barça dhe Reali planifikojnë të nënshkruajnë para-kontratë me Matan
MANCHESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 30: Juan Mata of Manchester United celebrates scoring the opening goal during the Premier League match between Manchester United and Crystal Palace at Old Trafford on September 30, 2017 in Manchester, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Mesfushori spanjoll, Juan Mata është bërë objektiv transferimi i dy skuadrave më të mëdha në La Liga, Real Madridit dhe Barcelonës.

Gjiganti anglez, Manchester Unitedi rrezikon të humbasë mesfushorin spanjoll, Juan Mata, në fund të sezonit.


Reprezentuesi i Spanjës përfundon kontratën e tij aktuale në muajin qershor dhe akoma nuk ka vendosur për kushtet e reja me klubin nga Old Trafford.

Formacioni me yjet që mbesin pa kontrata në 2018: Messi, Ozil dhe Iniesta janë vetëm disa nga ta (Foto)
Lexo po ashtu Formacioni me yjet që mbesin pa kontrata në 2018: Messi, Ozil dhe Iniesta janë vetëm disa nga ta (Foto)

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, Mata është kërkuar përsëri në Spanjë, ku Real Madridi dhe Barcelona janë dy skuadra të etura për nënshkrimin e tij.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, është një tifoz i madh i tij dhe beson se Mata do të përshtatet në mënyrë të përsosur në mesfushën e tij në sezonin e ardhshëm.

Mata me fanellë të Real Madridit sa ishte pjesë e tyre

Ndërkohë, Reali janë gjithashtu të etur për ta pasur Matan në Santiago Bernabeu, pasi është një ish-lojtar i akademisë së tyre, Castilla.

Mata refuzon një ofertë të ‘çmendur’ nga Kina
Lexo po ashtu Mata refuzon një ofertë të ‘çmendur’ nga Kina

Trajneri i klubit mbretëror, Zinedine Zidane ka diskutuar me presidentin Florentino Perez në lidhje me mesfushorin e Djajve të Kuq.

Nga ana e tij, Mata po i mban hapura të gjitha opsionet. Veterani është i lirë të nënshkruajë një para-kontratë me ndonjë klub të huaj që nga 1 janari i 2018. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori