Banoret e Uglarit të Graçanicës kanë borxhe mbi 400 mijë euro borxhe KRU “Prishtina” për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit.
KRU ”Prishtina” e ka nisur vitin 2018 me moton ” Të gjithë në aksion”.
Duke filluar nga muaji janar 2018, kjo kompani ka nisur një aksion që ka të bëjë me ndëshkimet ndaj konsumatorëve borxhlinj.
Si masë e parë ndëshkuese, është shkyçja nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, pasuar nga ndëshkime të tjera.
Me shkyçje po përballet secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Për këtë aksion, KRU “Prishtina” ka angazhuar rreth 50 ekipe të shkyçjes.
Në shkyçje janë të përfshira tetë komunat në të cilat operon KRU ” Prishtina” si: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica, me fshatra përreth.
Brenda dy muajve janë aplikuar mbi 350 shkyçje individuale nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, janë vizituar mbi 1500 konsumatorë borxhlinj dhe mbi 600 lëndë janë dërguar te përmbaruesit privat.
Paralelisht me aksionin e shkyçjeve, KRU ”Prishtina”, nga dita e premte, 9 mars 2018, ka nisur edhe takime me konsumatorë të fshatrave dhe qyteteve që kanë borxhe të mëdha ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Menaxheri i Departamentit për Konsumatorë në kuadër të Ujësjellësit të Prishtinës Kapllan Parduzi me zyrtarë të tjerë, përfaqësues të ARRU-së dhe nënkryetari i Komunës së Graçanicës Sasha Daniç gjatë ditës së premte, u takuan me konsumatorë të fshatit Uglar.
Qëllimi i këtij takimi ishte, dëgjimet dhe arsyeshmëritë nga ana e konsumatorëve për mospagesa , borxhet e mëdha, ofrimi i shërbimeve të tjera të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit si, infrastruktura e rrjetit , leximi i ujëmatësve, instalimi i tyre në secilin objekt privat, furnizimi me ujë të pijshëm etj.
Pas diskutimeve të njëpasnjëshme, u arrit marrëveshje që secili konsumatorë i këtij fshati t’i vendosë ujëmatësit veç e veç, derisa KRU ”Prishtina” u premtoj atyre ofrime të rregullta të shërbimeve, përfshirë furnizim më të mirë me ujë të pijshëm dhe lexim të rregullt të ujëmatësve pas instalimit nga ana e tyre , duke kërkuar nga ata pagesa të rregullta të shërbimeve. Takime të tilla me qytetarë / konsumatorë borxhlinj do të mbahen në vazhdimësi, derisa aksioni i shkyçjeve po vazhdon edhe sot. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak