Banorët e fshatrave Brod, Firajë ,Vërbeshticë, e fshatra të tjera që gjenden në zonën verilindore të komunës së Shtërpcës, janë mjaft të kënaqur me rrjetin e ri të energjisë elektrike pas investimeve të KEDS-it në këtë rajon.
Afet Hasani, shef i Drejtorisë për Shërbime Publike, në komunën e Shtërpcës tha se rrjeti i energjisë elektrike në këtë rajon ka qenë tejet i stërvjetëruar, pasi që është vendosur që nga viti 1968 .
“Investimet në ndërrimin e trafove të vjetra në këto fshatra me mbi 3 mijë banorë janë mirëpritur nga ana e banorëve. Dukshëm janë eliminuar problemet në rrjet të energjisë elektrike dhe kjo sigurisht së është mjaft profitabile. Investimet e KEDS-it tashmë po bëhen në gjithë territorin e Shtërpcës”, tha Hasani.
Në anën tjetër zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se me këto investime përveç që konsumatorët kanë përfituar shërbime dukshëm më kualitative edhe humbjet, si ato komerciale ashtu edhe teknike janë ulur.
“Në këto fshatra është vendosur trafo stacioni i ri i tipit shtyllë me konstruksion metalik. Janë vendosur mbi 210 shtylla të betonit, 6200 metra kabëll bistek të tensionit ulët dhe 1500 metra gjatësi e tensionit të mesëm”, tha Buzhalla.
Sipas tij, 92 konsumatorë janë përfitues të këtij projekti, në kuadër të të cilit po bëhet edhe demontimi i rrjetit të vjetër që është në gjendje tejet të rënduar.
Në fund Buzhala tha se KEDS deri më tani ka përfunduar qindra projekte, ku përfitues direkt janë mbi 100 mijë konsumatorë.
“KEDS përmes këtyre investimeve synon që të përmirësoj furnizimin me energji elektrike dhe të jetë sa më afër konsumatorëve”, tha ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur