LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Aleppos: Do të kthemi, përsëri!

Banorët e Aleppos: Do të kthemi, përsëri!

Nga lindja e Aleppos ku u evakuuan mijëra civilë që ishin nën rrethim e regjimit të Bashar al-Assadit dhe grupeve të huaja mbështetëse të regjimit sirian, mbetën mbishkrimet “do të kthehemi” – në muret e ndërtesave të këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të procesit të armëpushimit të arritur pas bisedimeve intensive mes Turqisë dhe Rusisë, filloi edhe procesi i evakuimit. Gjatë orëve të fundit me anë të pesë autokolonave të evakuimit, 7.500 civilë dhe luftëtarë opozitarë, u transferuan në qytetin Idlib në afërsi me kufirin e Turqisë.


Gazetarët e AA-së siguruan pamje nga muret e shtëpive ku qëndrojnë mbishkrimet “Asadi do të shkojë. Ne pas një kohë të shkurtër do të kthehemi”, “Aleppo të duam”, “Aleppo është i lirë”, “Ne nuk dalim me dëshirë, por me forcë”.

Një ndër civilët i cili erdhi në Idlib, Ebu Hamza, në një deklaratë për AA tha se “Ishim nën rrethim. Na larguan me forcë. E bombarduan Aleppon me aeroplanë luftarakë. Nuk kishte ushqim. Nuk kishte as pije. Regjimi çdo ditë na sulmonte me mortaja. I humbëm familjet, edhe fëmijët. Me lejen e Allahut do të kthehemi.”

Nga ana tjetër, Um Shefik, e cila kishte ardhur nga lagja Sukkeri, tha se “bashkëshorti im kishte nevojë për trajtim mjekësor. Ai kishte nevojë që të largohej. Shtëpia jonë ishte duke u bombarduar çdo ditë. Si mund të qëndroja në këtë shtëpi?”

Ndërsa, aktivisti Ebu Velid Halebi, tha se përsëri do të kthehen në Aleppo.

“Tashmë do të drejtohemi kah pjesa rurale veriore e Halep-it dhe shpresojmë që përsëri do ta çlirojmë Aleppon. I falënderojmë të gjithë ata të cilët siguruan daljen e të sëmurëve dhe plagosurve nga qyteti i rrethuar. Gjithashtu falënderojmë edhe qeverinë e Turqisë dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan”, u shpreh ai.

Nga 4 shtatori kur Aleppo u rrethua nga ana e regjimit dhe mbështetësve të tij e deri kur filluan evakuimet humbën jetën 1138 civilë. Pasi që filluan evakuimet, grupet terroriste të huaja mbështetëse të regjimit sirian, hapën zjarr ndaj autokolonës ku gjendeshin civilët duke shkaktuar disa të vdekur.

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Kalo në kategori