LAJMI I FUNDIT:

Banorët afër Kalasë së Shkupit do të kenë ujë të pastër

Banorët afër Kalasë së Shkupit do të kenë ujë të pastër

Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq realizoi takim me banorët nga Kalaja dhe i’u premtoi se pas festave të pashkëve, të martën, do të fillojë vendosja e rrjetit të ri të ujit, ndërsa rrugët që do të punohet pastaj do t’i asfaltojnë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ashtu siç informon Komuna Qendër, banorët janë ankuar se pinë ujë të ndotur nga vjetërsia e rrjetit të ujësjellësit dhe për këtë kanë shumë probleme shëndetësore.


Të gjithë banorët e kyçur ilegalisht, do të jenë të ç’kyçur dhe të gjithë do të përfitojnë dhe paguajnë ujë cilësor.

Komuna Qendër theksoi se do të vendosin edhe për rastet për legalizim, ndërsa në mënyrë të rregullt do të kujdesen për më shumë pastërti. /Telegrafi/