LAJMI I FUNDIT:

Bankat në Kosovë kanë mbi 3 mijë të punësuar

Bankat në Kosovë kanë mbi 3 mijë të punësuar

Në Kosovë aktualisht operojnë 10 banka komerciale nga të cilat 8 kanë pronësi të huaj, ndërsa dy janë vendore.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), këto banka kanë 233 njësi bankare me mbi 3 mijë të punësuar.


“Deri në fund të muajit maj 2018 në Kosovë janë gjithsej 233 njësi bankare, ndërsa po të njëjtin muaj të vitit të kaluar ky numër ishte 250 njësi. Numri i të punësuarve në bankat komerciale deri në muajin maj 2018 ishte 3,356 punëtorë”, thuhet në raportin “Buletini Mujor Statistikor” të BQK-së, shkruan Telegrafi.

Për sa i përket njësive bankare, rajoni i Prishtinës ka numrin më të madh me 83 njësi, pasuar nga rajoni i Gjilanit me 45 njësi, ai i Pejës me 37 njësi, i Prizrenit me 36 njësi dhe rajoni i Mitrovicës me 32 njësi. /Telegrafi/